Iran, Khatami terhiqet nga gara per president
16/03/2009 14:15
Ish-presidenti iranian Mohamed Khatami nuk do te garoje perballe Mahmoud Ahmadinexhad ne zgjedhjet e aferta presidenciale.
Khatami tha muajin e kaluar se do te kandidonte per president ne muajin qershor, por tani ai ka vendosur te terhiqet dhe te mbeshtese kandidatin e moderuar Mir Hossein Moussavi.
Lajmin e konfirmoi agjencia e lajmeve Fars. Moussavi ka mbajtur me pare postin e kryeministrit. Perpara deklarimit te kandidatures Khatami kishte thene se ai ose Moussavi do te garonin si kandidate per te sfiduar presidentin Ahmadinexhad, nje politikan i linjes se ashper.
Top Channel