Kandidatja shqiptare ne zgjedhjet presidenciale te Maqedonise, Mirushe Hoxha ka deklaruar se shpreson qe mund te fitoje ne zgjedhje, pavaresisht se favorite jane kandidatet maqedonas.

“Ne nje menyre mund te arrihet fitorja, prandaj jam ne kete gare”, ka pohuar Hoxha ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

Ajo ka dhene garancine e saj se vota qe do te marre gjate procesit zgjedhor nuk do te shkoje dem. “Nuk te shkon vota dem, pasi une perfaqesoj etiken ne politike. Une veproj ne baze te parimeve te etikes”, ka nenvizuar Hoxha.

Me tej ajo e ka cilesuar si te pamundur mundesine qe partite shqiptare te dalin me nje kandidat te perbashket, kur ka mbetur me pak se nje jave para dites se zgjedhjeve.

“Ne nuk u ulem te bisedonim per te dale me nje kandidat te perbashket kur kishim kohe. Tani eshte e pamundur”, ka shtuar Hoxha.

Top Channel