Shefi i misionit te Bashkimit Evropian per forcimin e sundimit te ligjit ne Kosove, Yves De Kermabon, do te vizitoje Beogradin ne mesin e ketij muaji.

Lajmin e konfirmoi Drejtori i zyres per Informim, Christophe Lamfalussy.

“Ka plane per nje vizite nga mesi i muajit mars, por nuk mund te konfirmojme daten e sakte. Kjo do te jete nje vizite teknike. Kermabon ka qene dhe ne Podgorice e ne Shkup e do te vizitoje edhe Tiranen”, tha Lamfalussy. Ai nuk dha detaje per temat e bisedimeve te takimeve qe Kermbon do te kete ne Beograd.

Top Channel