Me ne fund ne Kosove eshte hequr taksa prej 15 per qind e importuesve te librave, takse kjo qe deri me tani ka renduar cmimin e mikut me te dashur per njeriun.

Shtepite botuese dhe lexuesit kosovare mirepresin miratimin e ligjit te ri per tatimin mbi vleren e shtuar nga qeveria, ne te cilin i eshte lene hapesire e mjaftueshme teksteve edukative arsimore.

Redaktori pergjegjes i shtepise botuese “Dukagjini”, Eqrem Basha tha se lajmi per lirimin nga importi librashitesit i ve ne pozite normale shtepite botuese por edhe lexuesit.

“Them se eshte nje lajm i mire, i jashtezakonshem per lexuesin, nxenesin, studentin, botuesin dhe cdo gje qe ka te beje me librin”, ka pohuar Basha.

Nje koordinim i mirefillte ndermjet botuesve, importuesve dhe shtypshkronjave mund te ndikoje ne zbritjen e cmimit te librave, thone shitesit ambulante. “Jemi te kenaqur qe libri po trajtohet si cdo mall tjeter”, ka deklaruar shitesi Besian Zeneli.

Ministri kosovar i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala tha se nga ligji i ri per tatimin ne vleren e shtuar do te perfitojne te gjitha aktivitetet qe kane interes publik, duke filluar nga sherbimet edukative arsimore, kujdesi mjekesor, mallrat qe lidhen me mireqenien dhe punen e sigurimit social.

“Permes ketij ligji investitoret do te kene nje liri qe deri tani nuk kane pasur”, ka nenvizuar Shala. Ligji i ri i tatimit mbi vleren e shtuar pritet te hyje ne fuqi ne janar te vitit 2010.

 

Top Channel