Kryetari i AKR-se, Behxhet Pacolli priti pasditen e sotme ne seline e partise se tij nje delegacion nga Parlamenti i Mbreterise Hashemite te Jordanise, te kryesuar nga kryetari i komisionit parlamentar per ekonomine, Yosef Al-Karneh.

Kjo vizite eshte realizuar ne kuader te vizitave te ketij delegacioni ne Kosove, pas vizites se Myftiut te Kosoves, Naim Ternava ne shtetit e Jordanise.

Gjate takimit, Pacolli njoftoi gjeresisht parlamentaret jordaneze per rrjedhat politike ne Kosove dhe kerkoi njohjen sa me shpejte te pavaresise nga ky shtet.

Nga ana e tyre, parlamentaret jordaneze premtuan se do te bejne gjithcka qe ky vend ta njohe sa me shpejt Republiken e Kosoves.

Kryetari i AKR-se, Pacolli, me kete rast mori nje ftese qe gjate vizites qe do te kete ne Jordani nga data 22 deri me 25 prill te takohet edhe me kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Mbreterise Hashemite te Jordanise.

Top Channel