Kina: Ekonomia boterore do rimekembet ne 2010

13/03/2009 08:40

Kina eshte optimiste se ekonomia vendase dhe ajo boterore do te rimekemben ne vitin 2010.

Kryeministri Wen Jiabao u tha gazetareve se Kina eshte e gatshme qe te njoftoje masa te reja stimuluese neqoftese do te kete nevoje per te luftuar veshtiresi edhe me te medha ekonomike se sa keto aktuale.

Wen tha se vetebesimi ka me shume vlere se ari, ndersa po mundohej te siguronte vendin dhe boten se qeveria e tij po bente sa duhej per te perballuar krizen globale ekonomike.

Duke folur ne fund te takimit 9 ditor te parlamentit kinez, ai tha se Pekini kishte “municion te mjaftueshem” per te mbeshtetur paketen stimuluese ekonomike me vlere prej 580 miliarda dollaresh, neqoftese kjo do te ishte e domosdoshme.

Top Channel