Takse per cokollaten, per te ulur obezitetin

12/03/2009 12:45

Nje mjek skocez ka propozuar taksimin e cokollates, si nje mundesi per te ndalur obezitetin. Ai ka kerkuar qe me kete produkt te veprohet njesoj si me alkoolin apo cigaren, per te shmangur rritjen e personave qe semuren me tipin 2 te diabetit.

David Walker nga Lanarkshire tha se shume njerez marrin gjate dites shume kalori, pasi cokollata eshte ushqimi i tyre kryesor dhe ajo nga kenaqesi eshte kthyer ne varesi per ta.

Walker propozon se vendosja e taksave ne produktet qe permbajne cokollate do te sjelle ndryshim ne shifrat e njerezve mbipeshe. Ne 225 grame cokollate gjenden 1200 kalori, ose sa gjysma e kalorive qe nje burre duhet te marre mesatarisht ne nje dite.

Njerezit tha ai, konsumojne shume cokollata gjate dites dhe nuk e kuptojne sa shume demtohen.

Top Channel