SHBA, shpiket bateria qe karikohet per 10 sekonda

12/03/2009 10:45

Shkencetaret amerikane kane shpikur nje bateri qe karikohet shume here me shpejt se ato ekzistueset. Zbulimi i publikuar ne revisten “Nature” pritet te shkaktojne nje revolucion ne pajisjet dhe makinat elektrike.

Edhe celularet do te mund te karikohen brenda pak minutash, ose sekondash. Kerkuesit e Massachusetts Institute of Technology thone se do te duhen vetem dy vjet qe bateri te tilla te dalin ne treg.

Sekreti qendron ne materialin e ri te baterive me jone litiumi, qe kane nje shtrese speciale qe lejon karikimin dhe shkarkimin dhjetera here me te shpejte se ne rastin e baterive ekzistuese. Ajo mund te perdoret edhe per energjine e eres dhe ate diellore.

Shkencetari Gerbrand Ceder shprehet entuziast se nje celular do te mund te karikohet per dhjete sekonda dhe shume shpejt edhe makinat elektrike do te behen me praktike. Karikimi per baterite e tyre do te zgjase 5 minuta.

Baterite me litium te veshur kane edhe nje tjeter avantazh tjeter, pasi materiali i tyre konsumohet me pak kur karikohen dhe shkarikohen.

Top Channel