" /> ">

Publikohet lista e “armiqve” te Internetit

12/03/2009 11:45

Kina, Kuba, Egjipti dhe Irani jane shpallur “armike” te Internetit. Organizata “Reporters Sans Frontieres” ka hartuar nje liste te vendeve qe kufizojne perdorimin e tij.

“Ne vend qe te jete nje burim per te verteten, ne keto vende interneti i ngjan nje rrjeti ndermarrjesh qe u nenshtrohen mijera kufizimeve”, thuhet ne raportin e “Gazetareve pa Kufij”. Ai terheq vemendjen se kush thyen rregullat, rrezikon burgun.

Ne listen e “te keqinjve” bejne pjese edhe Arabia Saudite, Myanmari, Koreja e Veriut, Tunizia, Siria, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Vietnami. Nderkaq, edhe dhjete vende te tjera, mes te cilave Australia dhe Koreja e Jugut, jane shtete qe po vezhgohen, pasi kane marre masa qe nuk perputhen me lirine e shprehjes dhe te informacionit.

Por rekordin e disidenteve te internetit e mban Kina, qe ka denuar 49 persona, pas saj vjen Vietnami me 7 dhe Irani me 4. 69 persona jane burgosur ne total pasi jane shprehur lirshem permes internetit.  

Top Channel