Pakistan, juristet perleshen me policine ne proteste

12/03/2009 09:40

Juriste dhe aktiviste politike ne Pakistan kane nisur ne disa qytete te vendit nje marshim drejt kryeqytetit, qe ka degjeneruar ne perleshje me policine.

Protestuesit kerkojne nga presidenti Asif Ali Zardari, te mbaje premtimin qe ka dhene per te rikthyer ne pune te gjithe gjykatesit qe i largoi nga posti ish-presidenti, gjenerali Pervez Musharraf. Ata synojne te protestojne te ulur edhe para nderteses se parlamentit.

Policia ka nderhyre ne qytetin e Karacit dhe ka perdorur shkopinje per te rrahur protestuesit jashte nje gjykate. Autoritetet ndaluan grumbullimet politike ne dy provincat me te medha te vendit, ate te Punxhabit dhe Sindit dhe arrestuan disa qindra vete.

 

Top Channel