Ndalohet adoleshenti, do imitonte masakren e djeshme

12/03/2009 14:15

Nje adoleshent suedez kercenoi te perserise masakren e djeshme ne Gjermani, ku humben jeten 17 persona.

17-vjecari kishte publikuar ne internet nje foto te tij me nje arme ne dore, ku kercenonte se do te bente te njejten gje si ne rastin e bashkemoshatarit gjerman.

Objekt i sulmit do te ishte shkolla e tij. Menjehere pas marrjes se informacionit nderhyri policia, qe arrestoi adoleshentin dhe nisi marrjen ne pyetje. Ngjarja ndodhi ne Lund, ne jug te vendit skandinav.

Top Channel