Madoff veteshpallet fajtor per mashtrimin

12/03/2009 17:15

Bernard Madoff eshte veteshpallur fajtor per te njembedhjete akuzat e ngritura ndaj tij ne aferen mashtruese prej 60 miliarde dollaresh ne Wall Street.

Qendrimin e tij financieri e beri publik sot ne seancen gjyqesore te mbajtur ne gjykaten e Manhatanit, ne Nju Jork.

Te pranishem ne seance ishin edhe disa biznesmene te mashtruar nga Madoff, i cili rrezikon plot 150 vjet burg.

Gjate procesit, gjykatesi i dha fjalen financierit amerikan per te treguar mekanizmat e mashtrimit qe coi dem kursimet e mijera pensionisteve, biznesmeneve te vegjel dhe yjeve te Hollivudit.

Pas sqarimeve, gjyqtari Denny Chin i ka mohuar financierit mundesine per zgjatjen e arrestit shtepiak.

Top Channel