Koreja e Veriut: Leshimi i satelitit, ne prill

12/03/2009 09:30

Koreja e Veriut ka njoftuar se do ta leshoje satelitin e saj ne orbite mes datave 4-8 prill. Ne fakt, ne Lindjen e Larget nje veprim i tille shihet nga disa qeveri si nje test raketor, qe e ndalon nje rezolute e OKB-se e miratuar ne vitin 2006.

Pheniani ka njoftuar nje organizate nderkombetare per daten e leshimit te raketes. Koreja e Jugut dhe SHBA besojne se vendi po pergatitet te testoje nje rakete me rreze te gjate veprimi dhe ka paralajmeruar qe te mos ndodhe leshimi.

Nga ana tjeter Pheniani ka reaguar se behet fjale per nje satelit komunikimi dhe nje nje rakete. Ai ka kercenuar se cdo perpjekje per ta ndalur do te coje ne lufte. Sipas fqinjeve jugor, behet fjale pe raketen Taepodong 2, qe eshte e afte te arrije deri ne Alaske.

Testimi i pare u krye ne korrikun e vitit 2006, por prova deshtoi nje minute me pas.

 

Top Channel