Izrael, hetohet deshtimi i operacioni te shpetimit

12/03/2009 12:55

Deshtimi i nje operacioni shpetimi ne Izrael ka sjelle nje hetim te ngjarjes per shkak te vdekjes se nje 24-vjecari arabo-izraelit.

Ai iu shpetoi nga duart ushtareve izraelite qe po e nxirrnin me nje helikopter nga nje fushe e minuar ne veri te vendit.

Forcat operacionale te shpetimit arriten ta ngrinin te riun e plagosur, nga fusha ku kishte qendruar prej disa oresh, per ta leshuar ate serish nga 100 metra lartesi.

24-vjecari nuk arriti te mbijetonte dhe nderroi jete ne spital.

Mesohet se ky person kishte hyre aksidentalisht ne nje fushe te minuar bashke me dy shoke te tij. Nga nje shperthim aty kishte humbur njeren kembe, ndersa gjeti vdekjen ndersa po ndihmohej per t’u larguar nga fusha.

Komandanti i forcave izraelite ka urdheruar hetimet per ngjarjen, por ka me teper mundesi qe te kete qene vetem nje gabim i aparaturave te shpetimit.

Top Channel