Holande, pergatisnin atentate, arrestohen

12/03/2009 23:35

Shtate persona jane arrestuar nga policia holandeze me akuzen se kane pergatitur nje sulm terrorist ne Amsterdam.

Mes personave te ndaluar eshte edhe nje nga te afermit e nje prej terroristeve qe humben jeten ne tragjedine e 2004-es ne Madrid.

Te arrestuarit jane gjashte burra dhe nje grua, te gjithe qytetare holandeze me origjine nga Maroku.

Policia ka shpjeguar se masat jane marre pas nje informacioni te ardhur nga Belgjika per nje atentat te mundshem me eksploziv.

Top Channel