3 vjet burg gazetarit, qe goditi Bushin me kepuce

12/03/2009 10:55

Eshte denuar me tre vjet burg Muntazer al-Zaidi, gazetari irakian qe goditi me kepuce ish-presidentin amerikan Bush.

Ai deklaroi se ishte i pafajshem dhe se kishte reaguar ashtu sic do te vepronte cdo irakian tjeter. Denimi konsiderohet i ulet krahasuar me hamendesite se mund te kishte marre 15 vjet heqje lirie. Incidenti ndodhi ne muajin dhjetor gjate nje konference shtypi te Bushit ne Bagdad.

Avokati i reporterit tha se vendimi ishte i ashper dhe se nuk ishte zbatuar ligji, keshtu qe do ta conte ceshtjen ne apel. Veprimi i Al Zaidit u pershendet nga shume vende arabe.

Top Channel