SHBA, te shtena ne Alabama, viktima

11/03/2009 02:25

Nje tjeter episod vrasjesh trondit Ameriken. Te pakten dhjete vete jane vrare nga nje person i armatosur ne dy qytete ne shtetin jugor te Alabames ne SHBA.

Zyrtaret thone se ka patur kater incidente te ndryshme, qe rezultuan me vrasje nga arme zjarri, para se agresori te vriste veten gjate nje konfrontimi me policine.

Ai qelloi ne menyre te pakontrolluar me arme zjarri mbi shtepi, nje stacion karburanti, mbi dyqane dhe makina ne qytezat Samson dhe Geneva, prane kufirit me Floriden.

Pese persona, mes tyre dhe nje foshnje, u vrane ne nje shtepi. Disa nga viktimat besohet se kane qene pjesetare te familjes se autorit.

Kufoma e nenes se tij eshte gjetur ne shtepine e saj qe ishte djegur, citon agjensia e lajmeve AP nje zyrtar lokal ne Samson. Nuk dihet nese ajo ka vdekur nga plumbat. Zyrtaret thone se personi i dyshuar ka vrare gjysherit dhe dy te aferm te tjere.

 

Top Channel