Franca rikthehet ne komanden e NATO-s

11/03/2009 18:45

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka njoftuar rikthimin e Frances ne komanden ushtarake te integruar te NATO-s.

“Do te kemi plotesisht vendin tone ne qarqet e larta te Aleances. Perafrimi me NATO-n do te perforcoje pavaresine e vendit tone”, ka deklaruar Sarkozy.

Ai ka theksuar se Franca nuk mund te rrije pa levizur ne nje bote qe sipas tij po ndryshon rrenjesisht.

Kreu i pallatit Elize ka shtuar me tej se, “vendi nuk kercenohet nga pushtime ushtarake, por nga kercenime te tjera si terrorizmi”.

Top Channel