Australi, anija derdh ne det 620 tone nitrat amon

11/03/2009 11:45

Alarm ambientalist ne brigjet e Brisbanes ne Australi. Nje anije ka humbur ne det 31 konteinere me 620 tone nitrat amoni, substance qe perdoret per prodhimin e eksploziveve.

Anija ka humbur gjithashtu edhe disa tone karburant.

“Pacific Adventurer”, anije e Hong Kongut, udhetonte me 60 konteinere nga Newcastle drejt veriut te Sidneit, por si pasoje e detit te trazuar gjysma e ngarkeses ra ne uje, duke shkaktuar demtimin e anijes dhe derdhjen e karburantit.

Top Channel