“Big Brother” vezhgon Parisin

11/03/2009 19:45

Big Brother nuk eshte vetem nje show televiziv per te kaluar kohen,  sepse ai mund te jete shume mire edhe nje panel publicitar i instaluar ne korridoret e nje qyteti te madh, iafte per te matur kohen qe kaloni para tabelave publicitare.

Kjo gje po ndodh ne Paris, ku njerezit “pergjohen” ne nje fare menyre nga syri magjik i paneleve publicitare. Ky trend eshte sulmuar asher nga shoqata te ndryshme, te cilat kane vene ne karrigen e te pandehurit Keshillin Komunal.

Paneli ingjan shume nje telefoni gjigand, i gjate 1 meter e 60 cm me fushe te zeze dhe shume te shndritshme. Per momentin jane vetem kater ne te gjithe zonen e Etolise, por shume shpejt parashikohet te behen rreth 800 ne te gjithe pjesen hekurudhore te Parisit.

Keto panele permbajne sensore qe mbledhin te dhena per sjelljen e shikuesve. Nderkohe, pas nje vti do jene ne gjendje te dergojne edhe sms nepermjet teknologjise blutooth. Keshtu, pas ankesave te shumta, Keshilli Komunal ka vendosur te zhvilloje nje votim per te lejuar ose jo kompanine te instaloje ne qytetin e dashurise keto panele te cuditshme.

Top Channel