Zbulohet teatri i pare i Shekspirit

10/03/2009 09:45

Arkeologet ne Angli mendojne se kane rene ne gjurmet e teatrit te pare te Uilliam Shekspirit, ndertuar ne vitin 1576. Rrenojat jane zbuluar rreth nje meter e gjysme nen nivelin e rruges.

Nje skuader arkeologesh nga muzeu i Londres zbuloi mbetjet e teatrit ne Shoreditch. Mendohet se ne kete vend ka interpretuar vete autori dhe eshte luajtur edhe premiera e tragjedise “Romeo dhe Zhuljeta”.

 Nderkaq, nje portret i poetit, i vetmi i mbijetuar, eshte zbuluar ne Londer. Sipas arkeologeve, jane zbuluar muret e harkuara te teatrit me shume kende, si dhe siperfaqja e shtruar me zhavorr, qe te conte ne vendin ku qendronte audienca.

Teatri ishte ndertuar jashte qytetit, ne vendin e quajtur periferia e mekatit. Ne kete vend eshte parashikuar qe ne vitin 2011 te ndertohet nje teater i ri.

Teatri eshte ndertuar nga James Burbage, i cili ka perdorur tulla te vjetra.

Top Channel