Sulm kamikaz ne Sri Lanka, 15 te vdekur

10/03/2009 10:20

15 persona kane gjetur vdekjen ne nje sulm kamikaze ne Sri Lanka. Ngjarja ndodhi perpara nje xhamie ne qytetin jugor Akuressa.

Rreth 20 persona mbeten te plagosur, mes te cileve edhe dy ministra. Shperthimi ndodhi ndersa zyrtare te qeverise ishin mbledhur ne xhami per nje feste islamike. Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi u krye nga rebelet e Tigrave te Tamilit, por ata nuk e kane marre ende pergjegjesine.

Sipas nje deshmitari, kamikazi kishte si objektiv 6 ministra, qe ishin pjese e procesionit drejt xhamise. Kamikazi me biciklete shpertheu veten ngjitur me turmen e njerezve.

Top Channel