Rrjetet sociale i japin fund epokes e-mail

10/03/2009 19:20

Rrjetet sociale parakalojne faqet e-mail ne boten e internetit, duke i dhene nje tjeter dimension navigimit online.

“Gjenerata Facebook” po rrezon te gjitha hierarkite e meparshme, duke krijuar keshtu nje model te ri me nje shpejtesi shume te madhe dhe duke hapur deren e gjenerates se dyte. Komunitetet e rrjeteve te medha sociale kane terhequr vetem ne vitin 2008, 67 % te naviguesve online, 6 % me shume se ne vitin 2007.

Kete e ben te ditur nje studim i Nielsen qe ka analizuar sjelljet online ne 9 vende te ndryshme te botes. Sipas te dhenave, 3 ne 10 perdorues te internetit hyjne ne rrjetin e madh Facebook. Vendi me perqindjen me te madhe te perdoruesve te rrjeteve eshte Brazili me 80 % ku faqet me te klikuara jane MySpace dhe Facebook.

Nder vendet me rritjen me te shpejte te ketij fenomeni jane Britania e Madhe e Gjermania. Keshtu, rrjetet sociale kane fituar shume pozicione ne renditjen e pergjithshme, duke u ngjitur ne vendin e katert pas motoreve te kerkimit, portaleve dhe software-ve.    

 

Top Channel