OBSH: Diarreja vret 2 milione femije ne vit

10/03/2009 19:50

Do mjaftonte vetem uje i paster, pak kripe e sheqer si dhe pak zink per te shpetuar jeten e rreth 2 milione femijeve ne vit te cilet vdesin nga diarejea.

Te dhenat jane publikuar nga Organizata Boterore e Shendetesise, sipas se ciles, kjo semundje eshte pergjegjese per rreth 20 % vdekjeve tek femijet ne te gjithe boten. OBSH ka theksuar gjithashtu se kerkimet per kurimin e diarese jane nderprere dhe ky eshte nje sinjal jo pozitiv. Deri ne keto momente dihet shume rreth virusit vrases, pasi kripa e tretur ne uje te paster dhe pak zink mund te ndihmojne ne shpetimin e shume jeteve.

Rastet me te medha te vdekjeve jane individualizuar ne Afrike, ku kushtet e jeteses jane shume te uleta. Kjo ben qe qindra-mijera femije te humbasin jeten cdo vit ne kete kontinent.   

 

Top Channel