Zviceriani zhigolo, shantazh trashegimtares se BMW

09/03/2009 12:25

Nje shtetas i njohur me nofken zviceriani Zhigolo, ka pranuar se kishte joshur shume gra te pasura per t’u zhvatur atyre miliona dollare.

Helg Sgarbi, pranoi fajin gjate nje seance gjyqesore te zhvilluar ne Mynih. Burri joshes rrezikon te denohet me 10 vjet burg per mashtrim dhe zhvatje. Preja me e njohur e gjuetive te tij ishte Susanne Klatten, trashegimtarja e pasur e kompanise se makinave, BMW.

Sgarbi shprehu keqardhjen dhe u kerkoi falje viktimave. Ai pranoi se u kishte bere shantazh viktimave te tij. Klatten, biznesmene e martuar dhe qe zoteron 12,5 perqind te aksioneve ne BMW, i dha Sgarbit 9 milione dollare, por shkoi me pas ne polici dhe tregoi per shantazhin.

Sgarbi pershkruhej nga policia si nje person qe dinte si te fitonte besimin e viktimave te tij dhe se kishte lidhje me banda kriminale. Ai paraqitej si nje perfaqesues special ne zonat e krizes.

46-vjecarja tregoi se ai i kishte filmuar ata ne marredhenie intime ne nje hotel ne Mynih dhe e kishte kercenuar se do ta bente publike viedon, nese nuk merrte prej saj 18 milione dollare.

Top Channel