Turqi, 5 ne pranga per atentatin ndaj Erdoan

09/03/2009 11:30

Pese persona jane arrestuar ne Adana ne jug te Turqise, te dyshuar si ideatore te atentatit kunder kryeministrit Rexhep Taip Erdoan.

Policia ka gjurmuar nje seri bisedash telefonike ne te cilat, nje grua qe kishte lidhje me nje grup ekstremistesh te majte dhe ishte arrestuar te shtunen, kishte folur per vrasjen e Erdoanit.

Asnje prej te arrestuarve nuk zoteronte arme dhe nuk dihet nese ceshtja ka lidhje me hetimet e “Ergenekon” qe coi ne ngritjen e akuzave per 90 persona.

Mes tyre ishin edhe ish-zyrtare, qe i perkisnin nje grupi te ekstremit te djathte dhe qe dyshohet se kerkonte te rrezonte qeverine me nje seri atentatesh.

Top Channel