Tibet, policia arreston mbi 100 murgj

09/03/2009 16:50

Mbi 100 murgj te manastirit An Tuo ne Tibet kane perfunduar ne prangat e policise pas nje manifestimi te mbajtur per Vitin e Ri tibetian.

Lajmin e kane bere te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave pervec murgjve ne pranga kane perfunduar edhe dy gazetare, perkatesisht korespondentet e “ANSA” dhe “Sky Tg24”.

Sipas burimeve, gazetaret jane arrestuar sapo kane dale nga manastiri dhe jane mbajtur te ndaluar per tre ore nga policia edhe pse s’kishin shkelur asnje ligj.

Nderkohe, autoritetet policore nuk kane bere te ditur se cfare procedure do te ndjekin per murgjit e arrestuar.

Top Channel