Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, ka drejtuar nje ftese publike ndaj kryetarit te shtetit serb, duke i ofruar atij nje takim ne Prishtine.

“E ftoj Presidentin serb, Boris Tadic, per nje takim ne zyren time ne Prishtine, pasi eshte koha t’i shtrengojme duart njeri-tjetrit dhe te nisim krijimin e raporteve te mira fqinjesore e jo si ne Lufte te Ftohte”, deklaroi kryeministri.

Lidhur me debatin per kthimin e pakicave
serbe ne shtetin e Kosoves, Thaci theksoi mbrojtje dhe mireqenie per kete kategori te larguarish. Ne kete kuader, kryetari i qeverise se shtetit me te ri, sqaroi se cdo pellembe e territorit te Kosoves eshte atdhe i te gjithe qytetareve te saj, pa dallim etnie.

“Andaj, pervec fteses per kthim qeveria e Kosoves ofron edhe mireqenie e mbrojtje per ata qe deshirojne te kthehen ne shtepite e tyre”, tha kryeministri.

Deklaratat e kryeministrit te Kosoves u bene gjate nje debati ne Cagllavice, ku u diskutua per kthimin e pakicave, ne vecanti te asaj serbe. Deri tani nuk ka pasur asnje reagim nga Beogradi zyrtar.

 

Top Channel