Papa ne maj viziton Token e Shenjte

09/03/2009 12:35

Papa Benedikti i 16-te do te shkoje ne Izrael ditet e para te majit, ne nje udhetim qe do synoje te zbuse marredheniet mes Selise se Shenjte dhe Tel Avivit, pas kritikave kunder sulmit ne Gaza.

Kjo eshte vizita e pare e Papa Ratzingerit ne Token e Shenjte, qe pas udhetimit atje te Papa Gjon Palit te 2-te ne vitin 2000.

Nga 8 deri ne 15 maj, Ati i Shenjte do te shohe xhamine e madhe te Jordanise, ndersa pika kulmore mbeten vizitat e tij ne Betlehem, Nazaret dhe Jeruzalem.

Njoftimi per udhetimin ne Token e Shenjte, Papa e beri te ditur ne meshen tradicionale ne Vatikan.

Vizita nuk duket e paqellimte dhe mesohet se pelegrinazhi synon te zbuse marredheniet e acaruara kohet e fundit mes Izraelit dhe Selise se Shenjte.

Top Channel