Optimizmi shton jeten dhe mban larg semundjet

09/03/2009 20:00

Sipas nje studimi amerikan, optimizmi e ndihmon njeriun te jetoje gjate dhe ne menyre te shendetshme.

Pasi jane studiuar 100 mije femra, American Psycosomatic Society ka dale ne perfundimin se mes gjendjes se mire shpirterore dhe qendreses se organizmit per te mbajtur larg semundjet kardiake dhe tumorin, ekziston nje lidhje shume e ngushte.

Kerkimi ka nisur qe ne vitin 1994 ku jane studiuar shume personalitete te ndryshme. Keshtu, tek njerezit me optimiste, numri i vdekjeve ka qene 30 % me pak. Ky studim mori spunto nga precedente te meparsem te jetuar, ku ishte vene re se njerezit me gjendje te mire shpirterore nuk ishin te prirur per t’u semurur.

Gjithashtu, sipas kerkimeve te Area Rochester ne Minnesota, njerezit optimiste arrijne te jetojne deri ne 12 vjet me shume se pesimistet. 

Top Channel