Nje italian, me gjuhen me te vlefshme ne bote

09/03/2009 11:45

Nese kembet e David Beckham vlejne 35 milione euro, zeri i Bruce Springsteen me pak, Gennaro Pelliccia ka nje pjese te trupit te tij, shume te vecante qe i vlen jashtezakonisht.

Gjuha e tij eshte me e vlefshmja ne bote, me nje shifer prej 10 milione sterlinash.

Italiani Gennaro Pelliccia, profesion ka “shijuesin e Costa Coffe”, pasi gjuha e tij eshte ne gjendje qe te dalloje edhe shijet me te fshehta.

“Ne 18 vjet eksperience kam arritur qe te njoh mijera shije”, thote Pelliccia.

Italiani nuk eshte profesionisti i pare i “gjuhes” qe ka punuar keshtu.  Me pare ne 1993, eshte njohur edhe Egon Ronay, ekspert i kuzhines por vlera e gjuhes se tij arriti deri ne 250 mije sterlina dhe asnje qindarke me shume.

Top Channel