Kina sfidon boten, ne 2011-en, stacion hapesinor

09/03/2009 19:20

Kina nuk humbet kohe per te t’i treguar botes se tashme edhe ajo eshte nje realitet ekonomik qe synon te dominoje tregjet e botes por edhe ne hapesire.

Viti 2011 do shenoje nje tjeter hap te madh per vendin komunist, pasi Kina do hedhe ne orbiten perreth Tokes stacionin e saj hapesinor. Shkencetaret Ling Xiaohong dhe Wang Yongzhi kane konfirmuar projektin, duke theksuar se ne fundin e vitit 2010 do hidhet ne hapesire nje modul hapesinor pa njerez, ndersa ne 2011-en do leshohet kapsula Shenzhou-8.

Po ne vitin 2009, anija kozmike Shenzhou-9 do bashkohet me modulet e leshuara me pare per te formuar stacionin kinez. Nese projekti realizohet me sukses, atehere kjo mund te konsiderohet edhe si nje sfide ndaj Stacionit Nderkombetar Hapesinor ne te cilin jane bashkuar SHBA-ja, Rusia, Japonia, Evropa dhe Kanadaja.

Vetem ne vitin 2003 Kina leshoi vektorin e pare ne hapesire Shenzhou-5, ndersa objektivi me i madh eshte mberritja ne Hene pas vitit 2020.

Top Channel