Citibank behet serish objekt i akteve te dhunshme ne Greqi. Nje bombe shpertheu gjate nates jashte nderteses se bankes ne kryeqytetin grek.

Atentati shkaktoi vetem demtimin e disa makinave te parkuara perpara filialit te bankes. Askush nuk e ka marre ende pergjegjesine per sulmin, por e njejta situate u perserit edhe disa dite me pare.

Pas vrasjes se nje 15-vjecari grek ne perleshjet e dhjetorit te kaluar, policia i ka perqendruar dyshimet per akte te tilla te dhunshme tek ekstremistet e majte.

Muajin e kaluar forcat e rendit caktivizuan nje furgon bombe pikerisht perpara nderteses se Citibank.

 

Top Channel