Gjumi i pasdites rrit rrezikun per diabetin

09/03/2009 12:10

Gjumi i pasdites mund te rrise rrezikun e semundjes se diabetit te tipit 2.

Sipas nje kerkimi te kryer tek 16.480 persona, ata qe dremisnin pas ngrenies se drekes, ishin 26 perqind me te rrezikuar. Disa faktore mund te qendrojne pas lidhjes, qe perfshin prishjen e gjumit te nates me dremitjen dhe reduktimin e aktivitetit fizik.

Ne nje konference per diabetin ne Glasgow do te flitet gjithashtu se faktore si mbipesha jane te rrezikshem per prekjen nga diabeti. Edhe nje gjume nate qe zgjat pak ore ka lidhje me diabetin e tipit 2.

Zgjimi nga gjumi i pasdites aktivizon hormone dhe mekanizma ne trup, qe ndalin funkionimin normal te insulines. Sipas shkencetareve, dihet qe personat obeze jane me te prirur dhe te rrezikuar nga diabeti, pasi kane probleme me gjumin.

Ky eshte nje tjeter hap per te shpjeguar lidhjet me gjumit te crregullt dhe ketij lloji diabeti.

Top Channel