Veliaj mes grave ne Berat

08/03/2009 19:40

Kryetari i G99-es Erion Veliaj ishte ne Berat me rastin e 8 marsit, ku u shprehu mirenjohjen dhe respektin te gjitha grave dhe nenave shqiptare te cilat ne 18 vjet tranzicion kane perballuar kushte nga me te veshtirat dhe kane bere shume sakrifica per femijet e tyre.

Ne kete takim Veliaj akuzoi Partine Demokratike dhe Levizjen Socialiste per Integrim, duke thene se politika e Metes dhe Berishes eshte ajo e urrejtjes dhe se kjo politike ka prodhuar te gjithe veshtiresite e tranzicionit.

“Duke pare keto dite si perdoren Konventat e Grave nga Meta dhe Berisha  per te shtuar urrejtjen mes burrave, une ju bej thirrje te gjitha zonjave dhe nenave shqiptare te injektojne sa me shume dashuri si antidot ndaj mllefit dhe urrejtjes. Vetem me dashuri dhe pasion mund ta ndryshojme Shqiperine”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel