Rrjeti kunder dhunes: Gruaja e pabarabarte

08/03/2009 12:30

Rrjeti Shqiptar kunder Dhunes me Baze Gjinore dhe Trafikimit, ne diten e 8 Marsit i referohet rastit me te fundit te denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Kjo organizate deklaron se shqetesimet e ngacmimet seksuale ne marredheniet e punes, ne emer te detyres e funksionit, jane nje nga shfaqjet me te egra te diskriminimit ndaj gruas.

“Ato perbejne jo vetem nje aspekt te pabarazise gjinore, por edhe nje cenim te rende te dinjitetit njerezor te grave e vajzave. Deshperimi yne eshte me i thelle po te mbajme parasysh se, nje rast i tille ndodh pikerisht atje ku gruaja dhe vajza duhet te gjejne mbrojtjen dhe mbeshtetjen me te mire. I gjithe reagimi shoqeror kunder ketij rasti, pavaresisht nga ngjyrimet politike, ose perkatesia gjinore a shoqerore, ishte nje mesim i mire per qeverite dhe te gjitha institucionet shteterore, te cilat kane detyrim, qe jo vetem te eliminojne raste te tilla nga gjiri i tyre, por te identifikojne dhe te luftojne keto fenomene kudo qe ndodhin. Eshte detyre e institucioneve qe te zbatojne ligjin ekzistues, por njekohesisht ta permiresojne ate me qellim qe te parandaloje dhe te godase me mire kete fenomen te shemtuar ne shoqeri”, thuhet ne deklarate. 

Top Channel