Pango: Une diamanti i Shqiperise

08/03/2009 13:10

Ylli Pango, ish-ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, qe ditet e fundit eshte perfshire nga nje skandal, eshte shfaqur per te dyten here ne media per te dhene version te tijin per ngjarjen.

Ai eshte pyetur nga gazetaret e televizionit News 24 per detajet e skandalit dhe arsyet se pse nje minister kerkon te zhveshe nje vajze te ciles po i premton pune. Pervec akuzave ndaj Top Channel, Pango ka kercenuar me padi penale nje tjeter vajze e cila e akuzon se i ka kerkuar marredhenie intime dhe e ka hequr ate nga puna sepse eshte refuzuar.

Per here te pare, Pango i eshte pergjigjur edhe thirrjeve per ta debuar ate nga mesimdhenia ne universitet. Ne kete pike ai e ka vleresuar veten maksimalisht duke thene se nuk mund te hidhen tej diamantet. Ish ministri e ka cilesuar veten nje makineri pune qe ka punuar si i cmendur dhe sipas tij, ky vend ka nevoje per gure te cmuar si vete ai.

Edhe heren e dyte te shfaqjes ne media, Pango kerkoi ndjese duke pranuar se gaboi ne pjesen ku ai shfaqet duke tentuar te zhveshe nje vajze dhe gjate tentatives e josh ate duke i treguar te mirat e punes qe mund ti jepet ne ministrine qe ai drejtonte.

Top Channel