Gaza, sulm ajror i ushtrise izraelite

08/03/2009 09:00

Tensionohet serish situata ne Rripin e Gazes ku ushtria izraelite ka nisur bombardimin nga ajri.

Gjate oreve te nates eshte kryer nje ofensive si kunderpergjigje ndaj raketave te leshuara nga Hamas ne drejtim te jugut te shtetit hebre gjate se premtes dhe se shtunes. Lajmin e ben te ditur nje zedhenes ushtarak izraelit, sipas te cilit, dy tunele te perdorur per kontrabande jane sulmuar bashke me nje ndertese ku fshiheshin municione.

Sipas te burimeve, per monentin nuk ka te dhena per te vdekur apo te plagosur, nderkohe qe nuk dihet nese ofensiva do vazhdoje edhe gjate oreve ne vazhdim.

Top Channel