Dita e 8 marsit, Kuvendi hap dyert

08/03/2009 12:05

Dyert e Kryesise te Kuvendit te Shqiperise qene te hapura per te gjitha grate ne Diten Nderkombetare te Gruas.

Nje delegacion i posacem me 45 gra nga adminstirata e kryeministrise se Kosoves, u priten nga kryepalamentarja Jozefina Topalli. Por mesazhi i pare i urimit iu dergua nenave shqiptare per sakrificat e tyre ne jete.

“Si simbolike e vecante e kesaj dite eshte Parlamenti me dyert e hapura per te dhene nje mesazh se ky eshte vendi qe shoqeria duhet te perfaqesohet sic duhet”, u shpreh Topalli. Per kryeparlamentaren nuk munguan as dhuratat. Zv/kryeministri i Kosoves, ne menyre simobolike, i dergoi Kushtetuten e Kosoves, Topallit.

Deri ne mesdite, kryetarja e Kuvendit priti gra nga te gjitha qytetet e Shqiperise, duke theksuar se roli i guas duhet te rritet ne jeten shoqerore te vendit.

Top Channel