Bagdad, shkon 28 numri i viktimave te atentatit

08/03/2009 11:20

Rrite bilanci i nje atentati ne Bagdad ku nje kamikaz u fut mes rekruteve te policise ne nje komisariat ne Bagdad duke lene te vdekur 28 persona.

Sipas informacioneve te para duket se militanti mberriti ne vendngjarje me nje biciklete, dhe kur u pozicionua ne mesin e turmes aktivizoi eksplozivin qe kishte ne trup. Te plagosurit numerohen ne rreth 60, disa prej te cileve ne gjendje te rende. Viktimat jane me se shumti police dhe rekrute.

“Identifikimi i trupave eshte i veshtire pasi forca e shperthimit ka qene aq e e madhe sa ka zhuritur gjithcka ne nje perimeter prej disa metrash”, ben te ditur policia.

Edhe pse sulmet kamikaze kane rene, atentate te tilla perbejne rrezikun me te rendomte per qytetaret irakiane. Vetem dy dite me pare, si pasoje e nje sulmi vetevrases, te pakten 12 vete gjeten vdekjen teksa benin pazaret ne ne Bagdad.

Top Channel