“Exclusive”, “Rojet e shqipes”

08/03/2009 16:45

Statistikat jane konfuze, por specialistet mendojne se sot ka rreth 800 mije emigrante shqiptare, nga te cilet 110 mije kane lindur jashte.

60% e emigranteve eshte vendosur ne Greqi, 20% ne Itali dhe 20% te tjere, ne Evropen Perendimore, Amerike e Kanada.

Pas problemeve te para me integrimin, renia e presionit asimilues nga vendet pritese, sidomos ne Greqi, ke bere qe emigrantet te hedhin nje veshtrim nga Shqiperia qe lane pas.

Shume syresh po ndjejne realisht nevojen qe t’u mesojne shqip femijeve te tyre lindur ne dhe te huaj.

Shkolla ne gjuhe shqipe, qe ne fakt jane kurse gjuhe dhe kulture shqiptare, jane hapur nga pak kudo.

Ne keto perpjekje, shpeshhere pasionante, per t’u mesuar femijeve gjuhen e te pareve, emigrantet duket se kerkojne nje pergjigje per pikepyetjen identitare.

“Kush jane dhe nga vijne”? Nje rol te padiskutueshem ne percimin e gjuhes dhe kultures shqiptare luajne televizionet shqiptare qe shihen ne satelit. Por kjo eshte edhe ironia me e madhe qe fati u ka rezervuar shqiptareve.

Dikur femijet e tyre e mesonin italishten dhe greqishten nga televizionet italiane e greke, kurse sot, u duhet ta mesojne dhe ta mbajne gjalle shqipen nga televizionet shqiptare. Po cili eshte roli i shtetit shqiptar?

Cfare mendojne dhe perjetojne vete emigrantet? Si paraqitet sot problemi?

Ne kameren e Top Channel personazhe te rritur e femije, politikane dhe gazetare lokale, specialiste dhe funksionare, flasin per “Exclusive”, per mesimin e gjuhes shqipe.

122 vjet pas 7 marsit te shkolles se pare ne Korce, sot ne mbremje ne 20:05 “Rojet e shqipes”, ruajtesit moderne te gjuhes sone.

Top Channel