Zimbabve, kryeministri Cangirai le spitalin

07/03/2009 18:50

Kryeministri i Zimbabves, Morgan Cangirai ka lene sot spitalin, ku ishte shtruar pas aksidentit te djeshem rrugor ku humbi jeten bashkeshortja e tij.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave mjeket kane vleresuar se plaget e marra nuk perbejne rrezik per kryeministrin dhe kane dhene lejen per daljen e tij.

Sapo ka dale nga spitali, Cangirai eshte pritur nga nje turme adhuruesish qe e kane percjelle me duartrokitje para se te largohej me nje “Mercedes”.

Top Channel