SHBA-Rusi, marredheniet fillojne me butonin e gabuar

07/03/2009 04:15

Marredheniet e reja mes SHBA-se dhe Rusise kane filluar me “butonin e gabuar”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i dorezoi ministrit te Jashtem rus, Sergei Lavrov nje kuti te vogel me nje buton te kuq mbi te cilin shkruhej “butoni i rifillimit”, qe simbolizon permiresimin e marredhenieve, por ky veprim shkaktoi te qeshura pasi fjala “rifillim” ishte perkthyer gabim ne rusisht me kuptimin  “mbingarkese”.

Clinton iu drejtua me humor Lavrovit: “U munduam teper per te gjetur fjalen e duhur ruse. Mendon se ia kemi arritur?”.

“Kjo nuk eshte fjala e duhur”, ia ktheu Lavrov me buzeqeshje.

Top Channel