Oketa: Zgjerim Kartes se Adriatikut

07/03/2009 21:50

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ne samitin e radhes ku merrnin pjese 14 homologet e tij te vendeve te Europes juglindore, ka cilesuar si teper te rendesishem zgjerimin e Kartes se Adriatikut me dy vende te tjera, Bosnje Hercegovinen dhe Malin e Zi.

Ne fjalen e tij ne kete samit, Oketa ka deklaruar se, “si nje vend anetar i ardhshem i NATO-s, keto kontribute dhe kjo pervoje na bejne me te ndergjegjshem per pergjegjesite e perbashketa ne kuader te Aleances”.

Ne takim jane vleresuar arritjet e Shqiperise dhe Kroacise, per te merituar anetaresimin ne NATO dhe se zgjerimi i metejshem i Aleances eshte rruga e vetme e te gjitha vendeve te rajonit.

Ministri Oketa do te jete edhe kryesuesi i radhes i A5, nderkohe qe samiti i ardhshem i ministrave te Mbrojtjes do te zhvillohet ne Tirane.

Top Channel