Karamanlis, ne fund te muajit ne Tirane

07/03/2009 20:20

Kryeministri grek Kostas Karamanlis do te vizitoje Shqiperine me date 26-27 prill. Lajmi konfirmohet prej zyres se shtypit prane kryeministrise greke.

Ende nuk jepen detaje lidhur me viziten e kryeministrit grek, por mesohet se Kostas Karamanlis do te ulet ne Tirane mesditen e dates 26 prill, direkt nga Sofia, ne perfundim te vizites dy ditore ne Bullgari.

Sic raporton korrespondenti i Top Channel ne Athine, vizita e Karamanlis pritet te forcoje marredheniet e shkelqyera midis dy vendeve.

Vizita e Karamanlis do te sjelle nje sere marreveshjesh midis dy vendeve, ku me e rendesishmja pritet te jete ajo per ujerat mes Ministrive te Jashtme te dy vendeve dhe disa marreveshje per bashkepunimin ekonomik dhe ushtarak.

Top Channel