Jep doreheqjen kryeministri palestinez

07/03/2009 11:05

Jep doreheqjen kryeministri palestinez Salam Fayyad. Ai i paraqiti doreheqjen mengjesin e sotem presidentit Mahmud Abas.

Levizja vjen perpara zhvillimit te bisedimeve mes presidentit dhe rivaleve te Hamasit, qe kontrollon Rripin e Gazes.

Doreheqja do t’i hape rrugen krijimit te nje qeverie te unitetit kombetar, qe shpresohet te ndodhe ne fund te marsit.

Delegacione nga Hamas dhe Fatah, si dhe nga grupe te tjera, kane ngritur komitete per nje qeveri te unitetit dhe per mbajtjen e zgjedhjeve.

Top Channel