Itali, tre varka me klandestine ne jug te vendit

07/03/2009 18:50

Roja bregdetare ne jug te Italise u ka ardhur ne ndihme tre varkave me emigrante klandestine afrikane qe po perpiqeshin te arrinin ishullin e Lampeduzes.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave dy varka, te cilat se bashku mbanin 146 emigrante, kane mberritur ne ishullin jugor.

Nderkohe, varka e trete, ne te cilen ndodhen 76 vete eshte ende larg brigjeve dhe po shoqerohet nga anijet ushtarake italiane.

Top Channel