Itali, miratohet plani per Uren e Sicilise

07/03/2009 09:55

Qeveria italiane i ka dhene jete projektit te hershem per ndertimin e Ures, qe do te lidhe ishullin e Sicilise me Italine. Ura do te kete nje kosto prej 17.8 miliarde dollaresh dhe do te jete ura me e gjate ne bote, 3,5 km. 

Qeveria ka miratuar 23 miliard dollare per programin e rindertimit te rrugeve dhe te transportit, qe sipas saj do te krijoje mijera vende te reja pune dhe do te stimuloje ekonomine e dobesuar te vendit.

Qeveria thote se programi do te krijoje mijera vende te reja pune. Projekti per uren ishte pezulluar nga qeveria e meparshme te qendres se majte. Disa kritike te planit kane shfaqur friken se nje shume e madhe e parave te taksapaguesve do te merren nga mafia, qe kontrollon shume nga projektet e puneve publike ne jug te Italise.

Top Channel