FMN: Rritja ekonomike 0-1 per qind

07/03/2009 19:35

Fondi Monetar Nderkombetar ka bere nje tjeter parashikim per ecurine e ekonomise shqiptare per vitin 2009, kete radhe edhe me te zymte dhe me doza te larta pasigurie.

“Ne mendojme se rritja do te jete 0-1%. Do te jete pozitive, por eshte nje shifer shume e pasigurte”, ka deklaruar perfaqesuesi i FMN-se, Guerin Bell.

Bell thote se edhe kjo rritje, edhe pse me e ulta e parashikuar ndonjehere nga FMN, mund te arrihet vetem nese qeveria do te nderhyje me disa masa te forta fiskale, te cilat prekin drejtpersedrejti te ardhurat e shqiptareve.

“Shpenzimet jane ne varesi te mbledhjes se te ardhurave, ndaj rritja e pagave dhe pensioneve nuk duhet te kryhet. S’ka vend per uljen e kontributeve. Keto kane nje ndikim ne bilancin e pagesave. Nuk mund te rriten pagat dhe pensionet permes huave nderkombetare”, ka shtuar Bell.

Ky sugjerim i FMN nuk eshte mbeshtetur nga ministri shqiptar i Financave, Ridvan Bode. “Me 5% te GDP, pa perfshire financimin e buxhetit te vitit, rripat jane te sigurte. Gjithcka mund te realizohet permes politikes se rritjes se pagave dhe pensioneve, si dhe uljes me 15% te kontributit te sigurimeve shoqerore”, ka deklaruar Bode.

Ndersa guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani mbeshtet idene e rishikimit te shpenzimeve qeveritare me tendence uljen e tyre. “Eshte e domosdoshme rialokimi i shpenzimeve publike”, ka pohuar Fullani.

Edhe pse qeveria nuk pranon te ule shpenzimet, ministri i Financave ka pranuar per here te pare publikisht se arka e shtetit ndodhet ne nje situate jo te lehte financiare, dhe ne nevoje urgjente per para, megjithese e konsideroi kete gjendje si momentale.

Top Channel