Bechtel prish shtepite ne fshatin Peshqesh

07/03/2009 21:15

Luljeta Lluka, nene e pese femijeve, tregon se shtepia e saj ne fshatin Peshqesh ne komunen Orosh eshte duke u shembur.

Ata jetojne prej vitesh ne shtepine e tyre, por tani banesa mund te shembet ne cdo cast. Pas germimeve qe firma “Bechtel” ka bere ne fshatin Peshqesh te komunes Orosh, themelet dhe catia e shtepise eshte demtuar rende.

“Kam 5 kalamaj, burrin dhe jemi shume keq. Femijet kane frike te flene ne krevat. Vetem kur t’iu bjere muri. Ne nuk dijme c’te bejme”, tregon Luljeta Lluka.

Ndersa Gjon Bardhi, banor i ketij fshati, thekson se punimet e kesaj firme kane demtuar disa shtepi dhe shume toka ne kete fshat.

“Kemi ardhur per te denoncuar kompanine “Bechtel”, pasi shtepite jane drejt shembjes, kane plasaritje dhe ka rreshqitje qe ka ardhur nga grryerja nga poshte drejt skarpates”, thote Bardhi.

Banoret shprehen se nuk jane kunder punimeve te firmes, por qeveria duhet te marre masa per mbrojtjen e jeteve te ketyre banoreve.

Top Channel